Juventus në krye të Serisë A, “zbret nga froni” Interin

22 Janar 2024 | 14:05

Juventusi ka rrëmbyer fitoren e pestë radhazi në Serinë A duke u ngjitur kështu në krye të tabelës së klasifikimit. Bardhezinjtë konfirmuan dhe një herë tjetër superformën që po kalojnë, duke mposhtur në transfertë Leçen. Të besuarit e Allegrit zhvilluan një 90 minutësh pozitiv, ndërsa fraksioni i parë u mbyll me rrjeta të paprekura. Në fraksionin e dytë ishte serbi Dusan Vlahoviç që do të kthehej në heroin e torinezëve, duke gjetur golin në minutën e 59’. 9 minuta më pas bomber serb do të shënonte dhe golin e dytë për 0-2, ndërsa Bremer vulosi triumfin 0-3.

Kjo ishte ndeshja e 16-të radhazi në të cilën Juventusi merr rezultat pozitiv, duke u ngjitur në krye të tabelës së klasifikimit. Në vendin e dytë qëndron Interi i cili ka një ndeshje më pak të luajtur, kjo për shkak të angazhimeve në Superkupën e Italisë.

Të dielën kampionati Italian prodhoi dhe 3 fitore të tjera, konkretisht për Empolin, Genoan dhe Frosinonen. Këta të fundit mposhtën me përmbysje Cagliarin me përmbysje, duke u larguar përkohësisht nga zona e ftohtë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026