“Autori plagosi vajzën që donte”-Pajtuesi i gjaqeve: Çfarë ndodhi para 11-vitesh
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Matin gjatë fundjavës. 63 vjeçari Islam Meta ka ekzekutuar me armë zjarri 52 vjeçarin Petrit Kuka dhe pas vrasjes ka telefonuar policinë dhe është vetëdorëzuar.
Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se vrasja ishte hakmarrje ndaj një ngjarjeje të vjetër të ndodhur 11 viteve më pare, ku Petrit Kuka i kishte plagosur të bijën, pas një konflikti për motive të dobëta. Menjëherë pas njoftimit shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë shoqëruar autorin.
Gjin Marku, kreu i komunitetit të pajtimit ndërkombëtar të gjaqeve, tha se babai e ka parë vajzën të rrezikuar me jetë.
Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, theksoi se refuzimi për fejesë nga vajza por dhe nga prindërit e kësaj të fundit janë normale.
“Babai e ka ndjerë vajzën të rrezikuar me jetë sepse vajzës i është drejtuar arma. Plagosja e vajzës ka qenë një ngarkesë e panevojshme dhe e padrejtë e viktimës. As në zakone e as në kanun nuk ka arsye të diskutohet refuzimi i dorës së kërkuar ndaj vajza. Refuzimi nga vajza dhe refuzimi nga prindërit është krejtësisht normal”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës