Tensionet në Parlament, Çollaku: Dëmton opozitën, PS kalon ligjet për 4-5 minuta
Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, është shprehur se situata në Parlament gjatë ditës së sotme ku “Rithemelimi” bllokoi foltoren, dëmton opozitën.
Komentet Çollaku i bëri gjatë një deklarate për mediat pas daljes nga salla e Kuvendit, ku tha se përmes situatës së krijuar në Kuvend nga ana e Rithemelimit, mazhoranca veçse përditon, duke i kaluar ligjet pa diskutuar.
Po ashtu ai tha se vend ii bashkëkryetarit të Komisionit të Reformës Zgjedhore, të cilin nga opozita e mban Alibeaj, i takon PD-së dhe sipas tij, kërkesa e Rithemelimit për zëvendësimin e tij është antiligjore.
“Edhe kjo e sotmja është një seancë anormale që ne mendojmë se dëmton opozitarizmin. Siç ju e patë mazhoramca kaloi më 5-6 minuta 4-5 ligje shumë të rëndësishme, mes të cilave atë të diasporës.
Kjo situatë po kthehet në problem. Kemi mbështetur kërkesën e pjesës tjetër të opozitës për ngritjen e Komisioneve Hetimore, por mesa duket kjo rrugë nuk po rezulton e suksesshme. Këtu e humbura e madhe është opozita.
Të kuptojmë se duke bllokuar në këtë mënyrë Parlamentin, e vetmja gjë që bëjmë është që bllokojmë veten. Mazhoranca nuk ka asnjë problem dhe në papërgjegjshmëri të plotë kalon ligje të rëndësishme. I kalon pa u merakosur. Kjo është një rrugë që po shkon në krijimin e një alibie rehatie për mazhorancën, të cilën nuk e meriton.
Në rast se kryetarja e Kuvendit do të pranonte listën e Bardhit me kërkesën e Rithemelimit, praktikisht do të përjashtonte nga Komisioni i Reformës Zgjedhore, PD, partinë më të madhe në opozitë. Jemi të hapur që me kolegët e opozitës të shikojmë se çfarë do të dalë nga kjo reform zgjedhore.
Ne nga pozicioni i listave të hapura nuk lëvizim. Lista të hapura, vota e emigrantëve dhe votim elektronik. S’ka interes mazhoranca që të ndryshojë këtë kod zgjedhor. I vetmi mekanizëm që mund të bashkojë opozitën është arsyeja dhe logjika. Kjo do të thotë që nuk mund të bëhet për kohën që na ka mbetur, sepse koha nuk na lejon”, tha Çollaku.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë