Ndërtoi objekt pa leje në krah të dyqanit, arrestohet biznesmeni në Sarandë
Një 59-vjeçari është arrestuar nga policia e Sarandës, pasi u konstatua se kishte ndërtuar një objekt pa leje.
Biznesmeni më inicialet I.M., ra në prangat e policisë pasi ndërtoi pa leje një objekt, ngjitur me dyqanin e marrë me qera në lagjen numër 1 të qytetit bregdetar.
Materialet procedurale në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
“Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat urbane dhe ato bregdetare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, bazuar në informacionet e marra se një shtetas kishte ndërtuar, pa leje, në lagjen nr.1, Sarandë, kanë ushtruar kontroll në zonë. Nga kontrollet u konstatua se shtetasi I. M. kishte ndërtuar pa leje, një objekt, ngjitur me dyqanin e marrë me qira, për qëllime përfitimi.
Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariarit të Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë shtetasi I. M., 59 vjeç, banues në Sarandë”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e Korçës thirrje qeverisë: Na ndihmoni të sigurojmë prodhimet
Gazetari shqiptar në SHBA tregon historinë e Goxhajt në luftën e Kosovës: Dokumenti t’i nënshtrohet ekspertizës
Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti
- 15:36 Fermerët e Korçës thirrje qeverisë: Na ndihmoni të sigurojmë prodhimet
- 15:19 Gazetari shqiptar në SHBA tregon historinë e Goxhajt në luftën e Kosovës: Dokumenti t’i nënshtrohet ekspertizës
- 14:45 Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti
- 14:25 Franca, Spanja dhe Holanda dërgojnë ekipe kërkim-shpëtimi në Venezuelë
- 14:21 Ish-themeluesi UÇK-së, Xhavit Haliti: Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant
- 14:19 Kupa e Botës, momenti kur makina merr përpara tifozët në Meksikë. Disa të plagosur (VIDEO)