“Populli opozitar, më i madh se Berisha”- Kulluri: Ish-kryeministri ka ego të sëmurë

27 Janar 2024 | 13:09

Sekretari i Marrëdhënieve me Publikun në PD, Edvin Kulluri, është shprehur se çështja e ish-kryeministrit Sali Berisha nuk është një çështje që i intereson publikut, por vetëm mbështetësve të tij.

Komentet Kulluri i bëri në Euronews Albania, ku tha se populli opozitar është më i madh se Berisha dhe ky i fundit nuk duhet të kërkojë të vendosë vetë për gjithçka.

Ai tha gjithashtu se bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore i takon Partisë Demokratike dhe për sa kohë kjo forcë politike drejtohet nga Lulzim Basha, atëherë Enkelejd Alibeajt nuk mund t’i hiqet kjo e drejtë.

“Komisioni i Reformës Zgjedhore është bërë gjithmonë me miratimin e Kuvendit. Pra Komisioni bashkëdrejtohet nga PS dhe PD. Përderisa PD drejtohet nga Basha, nuk ka rrugë tjetër. Këta nesër ikin dhe futen te Partia e Nard Ndokës.

Pra kë pyetën këta deputetë në kohën që u votuan? Ata shumicën në komisione e kanë. Kjo ka të bëjë me egon e sëmurë të Berishës për të vënë ai shumicën kudo. Parlament nuk ka po nuk është Berisha dakord, se ai prish seancën.

Po sulmet që i bënte Yuri Kim ne ia kemi fajin? Gjyqin ndaj Blinken, luftën që i hapi OKB, BE-së, OSBE-së, ne ia kemi fajin? Berisha nuk është një çështje që i intereson publikut, por mbështetësve që ai ka. Kjo nuk implikon PD, nuk implikon popullin opozitar. Populli opozitar është më i madh se Berisha”, tha Kulluri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari shqiptar në SHBA tregon historinë e Goxhajt në luftën e Kosovës: Dokumenti t’i nënshtrohet ekspertizës

I ftuar në një lidhje live nga SHBA për Now me Thimi Samarxhi, gazetari shqiptar Denion Ndrenika komentoi debatin e krijuar pas publikimit nga kryeministri...
15:19 | 25/06/2026

Ish-themeluesi UÇK-së, Xhavit Haliti: Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant

Xhavit Haliti, themelues i UÇK-së dhe politikan i njohur i PDK-së në Kosovë, ka folur për Euronews Albania këtë të enjte. Për moderatorin Thimi Samarxhiu,...
14:21 | 25/06/2026

Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale

Në një lidhje live për Euronews Albania me Thimi Samaraxhiun, komandanti Hysni Gucati dha më shumë detaje sa i përket debatit lidhur me Dritan Goxhajn...
12:43 | 24/06/2026