Ish-futbollisti i njohur shtrohet në spital psikiatrik, i varur nga droga e alkooli

27 Janar 2024 | 15:29

Një ndër lojtarët më interesantë për t’u parë në fushën e lojës ishte padyshim Ezequiel Lavezzi. Ish-futbollisti i cili ka mbajtur veshur fanellën e disa ekipeve, mes tyre në Evropë atë të Napolit dhe PSG. Gjërat për 38-vjeçarin që prej lënies së futbollit nuk kanë shkuar siç duhet, ndërsa u kthye në një konsumator droge.

Së fundmi, Lavezzi është shtruar në një spital psikiatrik në Buenos Ajres, për shkak të disa çrregullimeve të humorit, ku sipas mjekëve vuan nga hipomania. Argjentinasi ka kaluar një periudhë të vështirë të jetës së tij, ndërsa mori vendimin për t’u izoluar, për faktin se çrregullimi emocional e bën atë të jetë më agresiv ndaj miqve, e për këtë dëshiron të qëndrojë larg djalit të tij.

Ky fakt u konfirmua për L’Equipe nga një prej miqve të futbollistit, i cili kishte dijeni të plotë për ngjarjen në fjalë. Mjekët i kanë kërkuar 38-vjecarit që të heq dorë nga alkooli dhe droga, të cilat kanë ndikuar drejtpërdrejt në gjendjen e tij shëndetësore. Avokati ka konfirmuar se mjekët kanë kërkuar një izolim të paktën 3 javor për ish-lojtarin e kombëtares albiceleste, e më pas do t’i nënshtrohet ekzaminimeve nëse mund të shkojë në banesë apo jo. Kujtojmë se prej 5 vitesh Lavezzi nuk luan më futboll teksa karrierën e tij e mbylli në vitin 2019 teksa ishte pjesë e Hebei China Fortune.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vila legjendare e Berlusconit në Sardenjë blihet për 350 milionë euro nga dinastia Al Thani (FOTO)

Vila e famshme Certosa në Sardenjë, rezidenca luksoze që i përkiste ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi, i është shitur familjes mbretërore të Katarit, dinastisë Al Thani,...
15:37 | 24/06/2026

Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet

I ftuar në një lidhje live në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, studiuesi Auron Tare shpjegoi se pse i ka dalë në mbrojtje ish-luftëtarit të...
22:34 | 23/06/2026

Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë

Në ditën e 24-t të protestës, disa pjesëmarrës kanë vendosur shirita të skenës së krimit dhe një sirenë policie përpara godinës së Kryeministrisë. Protestuesit dëgjohen...
22:02 | 23/06/2026