“Kam qenë konviktor gjithë jetën!” Robert Radoja flet për humbjen e bashkëshortes…
“Konviktor gjithë jetën”, kështu e quajti Robert Radoja në “Profil” jetën e tij, duke kujtuar se pasi u largua nga shtëpia ku ishte rritur nuk ishte kthyer më kurrë.
Kompozitori foli mes të tjerave për njohjen me gruan e tij, Tatjana, në shkollën e gjuhëve të huaja, por fatkeqësisht ajo u largua shpejt nga jeta duke e lënë atë të vetëm me dy djemtë.
Ai e kujtoi bashkëshorten e tij me një këngë të cilën ja kishte dedikuar asaj, duke na treguar se nuk u martua dhe ia dedikoi jetën dy djemve. Për të djali i vogël është debulesa e tij, sepse nëna e tij e la të vogël në moshën 11 vjeçare.
“Jeta personale ka qenë më shumë, konviktor gjithë jetën. Nuk u ktheva kurrë në shtëpinë ku jam rritur. Sigurisht u martova një farë kohe, kur ishte e nevojshme. Lindëm dy fëmijë e fatkeqësisht, gruaja ime e kishte shumë të shkurtër jetën. Jemi njohur në shkollën e gjuhëve të huaja në gjimnaz. E shkreta pati një fatkeqësi në moshën 40-vjeçare. Ishte me anemi. Ajo ishte nga Novosela me origjinë, fatkeqësisht nga ajo zonë ka pasur shumë viktima”,-tha kompozitori Robert Radoja për “Profil” nga Greta Topjana në Euronews Albania.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve