Hamilton akord me Ferrarin, britaniku i jep “duart” Mercedesit pas 1 dekade

1 Shkurt 2024 | 14:26

Lewis Hamilton është në qendër të shtypit sportive sa i përket Formula 1, me britanikun i cili ka bërë të ditur se do të ndryshojë destinacion.

39-vjeçari ka vendosur t’i japë fund rrugëtimit të tij me Mercedes, ndërsa pritet ti bashkohet skuderisë Ferrari. Një lëvizje e cila vjen 1 dekadë pas kalimit të tij tek skuadra aktuale, por ka pohuar që dëshiron një aventurë të re.

E cilësuar si një ëndërr fëmijërie prej Hamilton, të drejtuarit e një makine të Ferrarit, duke bërë prapakthehu rinovimit të kontratës me Mecedesin. Këta të fundit i kanë ofruar 40 milionë paund 39-vjeçarit për ta transferuar, ndërsa kujtojmë që pagesa që përfiton tek Mercedes është plot 50 milionë. 6 nga 7 titujt e fituar prej Hamilton janë pikërisht në këtë skuderi, të cilës do ti japë lamtumirën, ku duke nisur nga sezoni i ardhshëm nuk do të jetë më pjesë e saj.

Në një reagim të bërë nga vetë drejtues të Ferrarit është pohuar se nuk ka asnjë akord mes palëve. Por burime për median Daily Mail, kanë konfirmuar lëvizjen, duke shtuar më tej se Carlos Sainz do  të largohet nga Ferrari, duke i liruar vendin Hamiltonit. Kontrata e britanikut me gjigandët e Mercedes është deri në vitin 2025, por ky zhvillim i fundit pritet të prishë ekuilibrat, ku nuk përjashtohen as detyrimet e pilotit ndaj skuderisë aktuale.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet

I ftuar në një lidhje live në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, studiuesi Auron Tare shpjegoi se pse i ka dalë në mbrojtje ish-luftëtarit të...
22:34 | 23/06/2026

Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë

Në ditën e 24-t të protestës, disa pjesëmarrës kanë vendosur shirita të skenës së krimit dhe një sirenë policie përpara godinës së Kryeministrisë. Protestuesit dëgjohen...
22:02 | 23/06/2026

Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë në ditën e 24-të të protestës, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën më pas marshimin...
21:53 | 23/06/2026