Mediu nga Uashingtoni: Kina dhe Rusia përpiqen të ndezin konflikte të reja
Delegacioni i Parlamentit shqiptar i ftuar në Mëngjesin e lutjeve nga Kongresi Amerikan, i cili prej 70 vitesh zhvillohet në Washington Hilton, zhvilloi takime edhe në Kongres, me kongresmenë dhe senatorë gjatë këtyre ditëve.
E kthyer tashmë në traditë, Mediu në bashkëpunim me Kongresmenët Pete Sessions dhe Robert Aderholt organizuan Forumin e Sigurisë në Kongres me temë “Ndikimi keqëdashës i Rusisë dhe Kinës në Ballkan”.
Në këtë takim morën pjesë dhjetra kongresmen, Asistent sekretarja e Departamentit të Shtetit, ish ushtarakë të lartë të inteligjencës dhe sigurisë si dhe eksperti për Ballkanin, Edward Joseph.
Ndërhyrjet politike dhe dezinformimi u vlerësuan si mjetet kryesore të ndikimit rus, ndërsa investimet ekonomike edhe në infrastrukturë janë mënyrat sesi Kina përpiqet të ndikojë në rajon.
Duke vënë në dukje përpjekjet shumëvjeçare të Moskës për të destabilizuar rajonin, mesazhi kryesor i konferencës ishte rritja e mbështetjes për aleatët ballkanikë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Europian dhe NATO.
Në cilësinë e drejtuesit të konferencës për sigurinë për Ballkanin Perëndimor, të mbajtur në Capitol Hill, Fatmir Mediu, u fokusua tek lëvizjet e Rusisë dhe Kinës për të krijuar probleme në Ballkan, në mënyrë që të zhvendoset vëmendja nga Ukraina.
“Ata përpiqen të ndezin konflikte të reja, të krijojnë një lloj status-quoje përsa i takon problemeve të pazgjidhura, të pengojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe NATO dhe të zgjerojnë influencën e tyre gjeoekonomike dhe gjeopolitike”- tha zoti Mediu nga Uashingtoni.
Ish-Ministri shqiptar i Mbrojtjes propozoi që vendet e Ballkanit, anëtare të NATO-s, të ndërmarrin masa për të krijuar mekanizma parandaluese politike dhe ushtarake në rajonin e Ballkanit.
Ndërsa, ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit për çështjet legjislative, Naz Durakoglu, theksoi edhe rëndësinë e reformave, luftën kundër korrupsionit dhe forcimin të demokracisë në vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë.
LEXONI GJITHASHTU:
Incident në Policinë e Shtetit, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës pezullohet pasi u përplas me drejtuesen e Burimeve Njerëzore
Gazetari shqiptar në SHBA tregon historinë e Goxhajt në luftën e Kosovës: Dokumenti t’i nënshtrohet ekspertizës
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 15:51 Incident në Policinë e Shtetit, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës pezullohet pasi u përplas me drejtuesen e Burimeve Njerëzore
- 15:50 Rusia sërish kundër Evropës, Zakharova: Vendet evropiane po pengojnë arritjen e paqes në Ukrainë
- 15:43 Rubio: Vendet e Gjirit kundër tarifave në Hormuz
- 15:36 Fermerët e Korçës thirrje qeverisë: Na ndihmoni të sigurojmë prodhimet
- 15:19 Gazetari shqiptar në SHBA tregon historinë e Goxhajt në luftën e Kosovës: Dokumenti t’i nënshtrohet ekspertizës
- 14:45 Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti