Tensione te Urdhri i Psikologut/ Kamburi: Të njihet Asambleja, 550 anëtarë firmosën

4 Shkurt 2024 | 16:55

Psikologu Arjan Kamburi ishte këtë të diel i ftuar në Euronews Albaniaku ka komentuar tensionet te Urdhri i Psikologëve. Një javë më parë është thirrur asamblejae urdhrit të psikologëve, ku anëtarët kanë firmosur për përjashtimin e presidentes Treska.

Sipas Kamburit, kjo Asamble duhet të njihet, ndërsa shtoi se kanë qenë mbi 550 psikologë të cilët kanë firmosur për të zhvilluar këtë Asamble.

“Është e vërtetë, në statut thuhet se presidentja thërret asamblenë, por ka edhe një pikë shtesë, ku nëse 1/3 e anëtarëve të urdhrit kërkon thirrjen e asamblesë, atëherë mbledhja zhvillohet.

Në datë 27, ishin 500 e kusur anëtarë të cilët shprehën me firmë dhe me fotokopje të kartës së identitetit vullnetin për të mbledhur asamblenë. Asambleja është mbledhur konform të gjitha rregullave të statutit”,-tha Arjan Kamburi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha zbuloi se ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim. Sipas...
13:57 | 28/05/2026

Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha foli në lidhje me grupin e Igli Kamberit, i cili po...
13:34 | 28/05/2026

“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje

Në një lidhje live për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari grek Spiros Sideris foli mbi vizitën që ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, zhvilloi...
13:20 | 25/05/2026