“Në 2005 parlamenti kishte vetëm 10 gra”, Diana Çuli: Flisja e një sallë me burra…
Shkrimtarja dhe politikanja Diana Çuli ishte e ftuara e cila hapi ciklin e intervistave në emisionin më të ri në Euronews Albania, “Interview”.
Në një rrëfim përballë Mirela Milorit, Çuli tregoi hapat e saj të parë në politik. Ajo është futur në politik në vitin 2005, ku në parlament ishin vetëm 10 gra, ndërsa një sallë me burra e shikonin siç u shpreh ajo “me keqardhje” kur ajo ngrihej në foltore.
“Kur unë kam hyrë në parlament në vitin 2005, ka pasur vetëm 10 gra. Mua më kujtohet që ngrihesha te ai podiumi dhe kisha përpara një sallë me burra që më shikonin edhe me keqardhje duke menduar “u ngrit kjo e shkreta, çfarë do të thotë kjo e shkreta”.
Unë kisha edhe “damkën” që isha shkrimtare, kjo ishte edhe më keq, se shkrimtarin e kuptojnë si një gjë kot, poezi dashurie e kështu. Në atë 5-vjeçar, nga të dyja palët ne vinim nga “Lëvizja e gruas” ne kemi bërë ligjin e barazisë gjinore dhe shumë ligje të tjera”,-tha Diana Çuli.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq