Për herë të parë, Bardhi i bashkohet protestuesve poshtë shtëpisë së Berishës
Protestuesit pas tubimit para Parlamentit, janë drejtuar te rruga poshtë shtëpisë së ish-kryeministrit Sali Berisha.
I pranishëm mes protestuesve ka qenë edhe kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi, i cili është hera e parë që i bashkohet qytetarëve poshtë banesës së Berishës.
Kujtojmë se seanca e sotme plenare u shoqërua me tensione dhe përplasje, si brenda Kuvendit, ashtu edhe në ambientet e jashtme.
Deputetët e opozitës u përplasën me Gardën e Republikës, pasi këta të fundit nuk lejonin disa prej ligjvënësve që të hynin në Parlament.
Po ashtu tensione kishte edhe në hapsirën para Parlamentit, ku protestuesit e mbledhur u përplasën me Policinë, në drejtim të së cilës hodhën edhe tymuese e kapsolla.
Kujtojmë se opozita ka paralajmëruar përshkallëzimin e aksionit në ditët në vijim.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje