Iljazaj: Bardhi, iluzion se ishte i përzgjedhuri i amerikanëve, shkoi te Berisha
Drejtori i Institutit liberal “Pashko”, Ervis Iljazaj është shprehur se një pjesë e deputetëve demokratë që qëndronin neutral, iu dorëzuan lidershipit të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Komentet Iljazaj i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se sot elektorati i PD ndahet në berishistë dhe joberishistë.
Ai foli edhe për kreun e Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhin, i cili ishte sot në protestën poshtë shtëpisë së Berishës, për të cilin tha se në fillim mund të ketë menduar se do të ishte i përzgjedhuri i amerikanëve dhe kur e pa që kjo nuk ishte e vërtetë, përfundoi te Berisha.
“Berisha ka ndjekësit e vetë, ka përfaqësimin e tij politik, edhe pse ndodhet në këtë situatë. Këtë deputetët e tjerë, që kanë qëndruar si neutral, kanë ndenjur në mes dhe kanë parë ku ka shkuar topi. Lëviznin kokën si në ping pong.
Njëher ishin shumicë me Bashën dhe pastaj shkuan me Berishën. Dhe në fund iu dorëzuan lidershipit të Berishës. Kjo konfirmoi edhe njëherë që e djathta sot ndahet në berishiste dhe jo berishiste. Ata menduan se do të shfrytëzonin elektoratin e Berishës dhe sot ndodhi e kundërta.
Ata (Gazment Bardhi) kanë pasur iluzionin se kanë qenë të përzgjedhurit e amerikanëve, kur e kanë parë që nuk kanë qenë, kanë shkuar atje (te Berisha) sepse nuk kanë pasur rrugë tjetër”, tha Iljazaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve