Aksioni opozitar/ Gazetari: Këta s’kanë lider, çfarë përfaqësojnë
Gazetari Alban Daci ishte këtë të martë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania për të folur për situatën aktuale mes demokratëve.
Ai tha se demokratët përkrahës të Sali Berishës dhe Gazment Bardhit nuk kanë një lider që ti drejtojë e ky është problemi i parë i madh i tyre.
Sipas Dacit problemi i dytë është fakti që aksioni opozitar nuk po ngjall më frymëzim te qytetarët
“çfarë përfaqëson kjo opozitë, përfaqëson interesat e qytetarëve apo interesat e veta. Unë jam dakord që opozita duhet të kërkojë të drejtat në aspektin e funksionimit të parlamentit, por këta kanë dy probleme të mëdha. E para nuk kanë një lider.
Fatkeqësisht Berisha nuk e ushtron dot lidershipin e tij, por edhe kur ishte jashtë ka humbur 2 palë zgjedhje dhe bastione të rëndësishme, problemi tjetër i dytë më i rëndësishëm është sepse këta nuk frymëzojnë më qytetarët. Këta mund të marrin peng parlamentin, të rrëzojnë Edi Ramën, problemi është se aksionet e tyre politike duhet të jenë aksione për të ndryshuar fizionominë e demokracisë në këtë vend”,-tha Alban Daci.
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk