Hoxha: Hipokrizi të flasësh mirë e të mbivlerësosh një person të keq pas vdekjes
Ish-myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, është shprehur se është hipokrizi që të flasësh mirë dhe të mbivlerësosh dikë pas vdekjes, nëse ai person ka bërë keq.
Komentet Gurra i bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se kjo gjë ndodh në disa raste në varrime.
Ai shtoi gjithashtu se nuk është mirë as që të flasësh keq për një person pasi ndërron jetë, por thjesht të përcillet me dinjitet për në banesën e fundit, cilido qoftë ai.
“Duhet ta pohojmë të vërtetën, është pjesë e realitetit njerëzor që në fakt në gjithë religjionet dhe natyrën tonë njerëzore, nuk është mirë që të përflitet për aspektet negative pasi ka ndërruar jetë një person. Por njerëzit hera herës nuk i shpëtojnë dot.
Në konturin fetar, ajo që ka vlerë për ata që kanë ndërruar jetë, ajo që mund të komentohet është vetëm në aspektin pozitiv, pavarësisht se ai mund të ketë qenë diktator.
Por ne nuk mund ta veshim atë me mantelin ëngjëllor. Kjo pastaj është pjesë e një hipokrizie. Nuk përjashtohet hipokrizia edhe në varrime. Në disa raste nuk mund të bëhet hipokrizi e këtij lloji”, tha Gurra.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta