Rezultatet e Champions: Manchester City bën detyrën, Reali fitore mes polemikash
E marta në Ligën e Kampionëve nuk ka prodhuar surpriza, por natyrisht nuk munguan as polemikat, konkretisht në përballjen Leipzig-Real Madrid. Galaktikët triumfuan me rezultat minimal, teksa në sfidën tjetër Manchester City fitoi pa shumë vështirësi ndaj Kopenhagenit në transfertë.
Në Gjermani vendasit zhvilluan një përballje pozitive, duke krijuar më tepër shance se kundërshtari, e duke e vendosur këtë të fundit disa herë në vështirësi. Një gol i shënuar nga Sesko kaloi në avantazh Leipzig në minutën e 2-të, por u anulua nga gjyqtari për pozicion të parregullt, ndërsa ky episod shkaktoi shumë polemika. Kjo për faktin se në momentin kur sulmuesi preku topin, pozicioni i tij ishte korrekt, pasi mbahej në lojë nga një prej madrilenëve, por pavarësisht këtij fakti, gjyqtari e anuloi.
Në vijim vendasit do të shpërdoronin disa raste, teksa në minutën e 48’ ishte Brahim Diaz që kaloi në avantazh Realin falë një supergoli të realizuar me një gjuajtje nga distanca. Minutat e ardhshme prodhuan shanse të mira, por pa mundur të ndryshojnë më shifrat, me Realin që do të luajë më i sigurt në Bernabeu në ndeshjen e kthimit.
Në Kopenhagen, skuadra vendase e pati të pamundur t’i bëjë ballë furisë së “the cityzens” duke u mposhtur në shifrat 1-3. De Bruyne zhbllokoi rezultatin, teksa Mattson solli barazpeshën e përkohshme, por anglezët do ta mbyllnin në avantazh pjesën e parë falë realizimit të Silvës. Në limite ishte Foden që vulosi fitoren 1-3, me Cityn që hedh një hap të sigurt drejt çerekfinaleve.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme