Blinken nga Tirana: Reforma në Drejtësi e vështirë, por po jep rezultate
Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ka zhvilluar një konferencë të përbashkët për mediat me kryeministrin Edi Rama, gjatë vizitës që ai po zhvillon në Shqipëri.
Gjatë fjalës së tij, Blinken foli për një sërë çështjesh, mes të cilave edhe për Reformën në Drejtësi, për të cilën tha se ka qenë një proces i vështirë, që tani po jep rezultate.
Po ashtu Blinken tha se me Reformën në Drejtësi, shumë anëtarë të krimit të organizuar, po përballen me procese gjyqësore.
“Kryeministri është një partner i jashtëzakonshëm i SHBA-së. Ky partneritet mes dy vendeve tona ësht ëmë i fortë sesa ka qenë ndonjëherë. Jemi duke bërë gjëra me njëri-tjetrin dhe për njëri-tjetrin, që të përfitojë edhe populli shqiptar. Ndërkohë që Shqipëria ka qenë një anëtare e përkohshme e KS të OKB-së, kemi folur për gjëra të rëndësishme. Për Ukrainën, që është përballur me sulmin e Rusisë.
Kemi pasur mundësinë që të diskutojmë sot shumë çështje me të cilat përballemi. Diskutuam për të çuar përpara sigurinë që bashkë ndajmë. Shqipëria ka qenë ndër vendet e para që ka ndihmuar Ukrainën dhe aktualisht është një nga 10 vendet kryesore që ndihmon Ukrainën, në raport me të ardhurat për frymë. Përgjatë 15 viteve në NATO, Shqipëria ka dhënë kontribut të veçantë në NATO.
Muajin e ardhshëm, Shqipëria do të përurojë bazën ajrore të NATO-s në Kuçovë. Në vitin e fundit, çdo aleat ka rritur përqindjen në fushën e mbrojtjes, në 2 %. Ne jemi falenderues që Shqipëria ka bërë pjesën e saj. Shqipëria dhe SHBA kanë luftuar gjithashtu krahë njëri-tjetrit. Në vazhdën e sulmeve kibernetike të Iranit, SHBA-të kanë ndihmuar që të trajnojnë ekspertë për pajisjet, që ata të jenë më të aftë për sulmet e ardhshme. Shqipëria ka mikpritur me mijëra të avakuar afganë. Ishte vendi i parë në botë që e bëri këtë.
Sot pata mundësinë që të takoja disa prej afganëve të aavakuar, ata pop resin të kalojnë në SHBA. Jemi vërtet të frymëzuar nga mënyra si e keni bërë këtë. Reforma në Drejtësi në shqipëri nuk ka qenë e thjeshtë dhe e shpejtë, por sot po shohim rezultate. Anëtarë të krimit të organizuar janë duke përfunduar në procese gjyqësore. Demokracitë tona që të dyja përballen me dezinformim dhe kjo çon në grryerjen e besimit dhe ne kemi miratuar memorandumin e besimit”, tha Blinken.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve