Arian Çani: Rama sot vulosi fitoren e zgjedhjeve të 2025, opozita s’ka shpresë

15 Shkurt 2024 | 21:35

Gazetari Arian Çani ishte këtë të enjte në “Now me Erla Mëhillin” për të diksutuar rreth vizitës së sekretarit të shtetit Antony Blinken në Tiranë.

Ai tha se vizitën e tij dhe me takimin e kryeministrit Rama, ky i fundit e siguroi edhe një fitore tjetër.

“Të gjithë e kujtojnë dhe opozitë nuk mund ta kundërshtojë. Kjo është një qokë për kryeministrin aktual, për shërbimet që ai i ka bërë me devotshmëri gjatë gjithë viteve që ishte në pushtet, për aq sa i kemi parë publikisht dhe për atë që imagjinojmë që nuk na i ka thënë. Në fund të fundit unë e quaj si qokë në raport me Ramën.

Ai duhet të jetë tmerrësisht i gëzuar e i qetë. Ai edhe pa Blinkenin do të ishte fitues për vitin 2025. Kjo histori ka mbaruar, me kaq pak banorë sa kemi ngelur, është e kotë që të shpresosh. Kjo e Blinkenit e vulosi. Mesazhet e Blinkenint i mbyllin gojën mbi 905 të analistëve në këtë vend. Mbi 90% e njerëzve të mediave, ose kanë qenë idiotë të dobishëm, ose ngatërrojnë dëshirën me analizën”,-tha Arian Çani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026