Sakrificat e luftëtarëve të UÇK/ Sami Lushtaku: Pavarësia na dukej ëndërr…

17 Shkurt 2024 | 11:51

Ish-luftëtari i UÇK-së Sami Lushtaku ishte këtë të shtunë i ftuar në një intervistë për Euroenws Albania, për të kujtuar rëndësinë dhe peshën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në krijimin e shtetit të pavarur të Kosovës.

Duke festuar 16 vjetorin e pavarësisë, Lushtaku tha se pavarësisht gëzimit të kësaj dite, festimet e ish-luftëtarëve nuk mund të jenë të plota pasi miqtë e tyre ndodhen larg familjeve, duke u gjykuar sipas tij padrejtësisht në Hagë.

“Për ne që kemi mbajtur një peshë të rëndë të problemeve në Kosovë më duket sikur kanë kaluar shumë shpejt këto vite. Secili ushtar që ka jetuar në Kosovë nuk e ka besuar se pavarësia do të jetë realitet.

Falë luftës së UÇK-së, shtetit shqiptar dhe atyre që bën shumë për vendin, sot Kosova është e lirë, por miq tanë si Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të tjerë nuk janë në Kosovë, nuk janë në familjet e tyre, kjo na e bën më të vështirë që edhe ne të festojmë. Ajo që ka më shumë rëndësi është që Kosova është sot e pavarur dhe fëmijët tanë rriten pa strukturat serbe, pa dhunën dhe represionin që ka bërë Serbia në Kosovë”,-tha Lushtaku.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale

Në një lidhje live për Euronews Albania me Thimi Samaraxhiun, komandanti Hysni Gucati dha më shumë detaje sa i përket debatit lidhur me Dritan Goxhajn...
12:43 | 24/06/2026

“Kërkuan të anulohej Parada Shqiptare në Nju Jork”, Kepi: Kishim një vit që punonim për këtë gjë

President i organizatës “Rrënjët Shqiptare në Amerikë” (Albanian Roots), Marko Kepi, ka deklaruar se disa individë tentuan të bllokonin dhe të kërkonin anulimin e Paradës...
16:18 | 23/06/2026

Sekuestrohen 150 milionë euro, Artan Hoxha zbërthen aleancën: Grupi më i fortë i narkotrafikut

Këtë të martë, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka finalizuar një operacion të gjerë kundër një grupi të strukturuar kriminal, të...
15:45 | 16/06/2026