“Ëndrrën e ralizuam”- Fatmir Limaj: Pavarësinë s’do kishim arritur pa Shqipërinë

17 Shkurt 2024 | 16:28

Fatmir Limaj, një nga ish-drejtuesit e lartë të UÇK-së, ishte i ftuar këtë të shtunë në Euronews Albania, ku foli në lidhje me 16-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Limaj tha se pavarësia e Kosovës është një ëndërr e shqiptarëve e cila sot është e realizuar. Limaj nuk la pa falenderuar dhe politikanët e Shqipërisë dhe drejtuesit e institucioneve të sigurisë të cilët dhanë një kontribut të çmuar në arritjen e pavarësisë së Kosovës.

“Kosova shtet, një kombë me dy shtete që padrejtësisht janë nda. Unë besoj se tani jetojmë në rrethana të reja. Madhështia e drejtuesve të UÇK-së ka qenë t’i përshtaten rrethanave, t’i ruajnë partnerët, ti shtrijmë interesat tona strategjike Brenda partnerëve tanë dhe të marrim optimumin dhe optimum ishte pavarësia e Kosovës, liria e Kosovës. Askush nuk na ndalon sot që ajo ëndërr të jetë realizuar në praktikë dhe pak a shumë e kemi realizuar ëndrrën tonë.

Asnjë hap nuk do të kishim mundur të bënim drejt pavarësisë së Kosovës nëse nuk do të kishim shtetin shqiptar. Asnjë hap s’do të bënim po most ë kishim ata burra dhe gra aty. Ata patriot që për vite janë përgatitur për atë moment. Shteti shqiptar ka qenë streha dhe motivimi jonë. Si Tirana zyrtare, shteti shqiptar, në mënyrë të veçantë dikasteret e veçanta të institucioneve të sigurisë kanë qenë të angazhuara në atë project të madh, pa ata nuk kishim mundur të arrijmë këtu ku jemi sot. Ata kanë shtetin e tyre dhe kanë arsye për të festuar sot, një ëndërr që u bë realitet”, tha Limaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha zbuloi se ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim. Sipas...
13:57 | 28/05/2026

Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha foli në lidhje me grupin e Igli Kamberit, i cili po...
13:34 | 28/05/2026

“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje

Në një lidhje live për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari grek Spiros Sideris foli mbi vizitën që ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, zhvilloi...
13:20 | 25/05/2026