Ish-gjenerali zbulon bazat e para të UÇK-së në Shqipëri
Ish-gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Nura, ka rrëfyer në Euronews Albania përgatitjet e bëra për nisjen e luftës çlirimtare në Kosovë.
Nura vlerësoi maksimalisht rolin e Shqipërisë para dhe gjatë luftës, ku tha se pa tokën shqiptare çlirimi nuk do të ishte realizuar.
Ai zbuloi dhe dy bazat e para ku erdhën të stërviteshin ushtarët e parë nga Kosova gjatë fundit të regjimit komunist.
Nura tha se bazat e stërvitjes ishin caktuar në Surrel.
“Unë personalisht e mendoj të pamundur pa atë tokë shqiptare që të vinim këtu dhe të bënim një luftë çlirimtare në Kosovë. Unë e vlerësoj dhe është diçka e jashtëzakonshme ndihma e dhënë dhe në kohën e luftës dhe në kohën e përpara luftës. Po të them seriozisht që unë edhe nga filmat e Shqipërisë kam mësuar shumë se si duhet të përgatitet fizikisht dhe psiqikisht një njeri, për një luftë të gjatë e cila na priste ne.
Në Surrel kanë qenë dy bazat e para në Shqipëri që janë ushtruar kosovarët gjatë periudhës së Ramiz Alisë dhe në fundin e periudhës së tij. Unë personalisht nuk kam qenë pjesë e atyre grupeve pasi na erdhi shpejt e shpejt që të krijonim një grup dhe ta nisnim aty. Unë jam ndalur që të zgjedhë disa djem më të përzgjedhur, pasi te grupi i parë një pjesë nuk do të ishte përzgjedhur nëse do të kishim më shumë kohë”, tha Nura.
LEXONI GJITHASHTU:
Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale
“Kërkuan të anulohej Parada Shqiptare në Nju Jork”, Kepi: Kishim një vit që punonim për këtë gjë
Sekuestrohen 150 milionë euro, Artan Hoxha zbërthen aleancën: Grupi më i fortë i narkotrafikut
- 11:06 Rama poston fotot e dy protestuesve: Përfitues që shpërndajnë helmin e një urrejtjeje ndotëse për Shqipërinë
- 11:03 Helmimi i 60 studentëve në Akademinë e Sigurisë, policia: Është ngritur grupi hetimor, pritet përgjigjja e analizave
- 10:55 Kërkesa e PD për mocionin me debat për protestën, Tabaku në Konferencën e Kryetarëve: Dëgjoni zërin e protestuesve
- 10:51 250-vjetori i SHBA-së, Trump shpall 16 ditë festime: Amerika është kthyer
- 10:43 Presidenti zviceran do të vizitojë SHBA-në, kërkon marrëveshje tregtare mbi taksat e Trump
- 10:35 Rubio viziton Bahreinin duke kërkuar mbështetjen e Gjirit për marrëveshjen me Iranin