Petro Koçi tregon historinë e panjohur: Si e shkrova vetë komunikatën e UÇK-së

18 Shkurt 2024 | 14:11

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi tregoi në një intervistë për Euronews Albania disa kujtime nga koha e luftës në Kosovës, kur ai ishte ministër i rendit.

Koçi u shpreh se një herë i është dashur të shkruajë vetë një komunikatë në emër të UÇK, me lejen e tyre, për të qetësuar një protestë në Tiranë pas një sulmi ndaj ambasadës shqiptare në Beograd.

“Më është dashur një herë që të bëja vetë një komunikatë të UÇK. Duhet ta bëja unë, ju kujtohet kur në Beograd u sulmua ambasada jonë, gjatë kohës që zhvillohej lufta dhe në Shqipëri ishin me mijëra shqiptarë të Kosovës dhe u njoftua një protestë te ambasada jugosllave. Kam folur me shtabin politik të UÇK dhe u thashë ju lutem transmetoni një komunikatë ku të kërkoni që të mos ketë akte dhune dhe ata më thanë bëje vetën një komunikatë dhe ajo komunikatë ka dalë në fakt nga faksi i Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë dhe është transmetuar në të gjitha TV gjithë ditën dhe ajo protestë ka shkuar në mënyrë të shkëlqyer”, tregoi  Koçi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha zbuloi se ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim. Sipas...
13:57 | 28/05/2026

Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha foli në lidhje me grupin e Igli Kamberit, i cili po...
13:34 | 28/05/2026

“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje

Në një lidhje live për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari grek Spiros Sideris foli mbi vizitën që ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, zhvilloi...
13:20 | 25/05/2026