Salianji: Protesta do jetë masive dhe do vendosë për të ardhmen
Deputeti demokrat Ervin Salianji, tha se protesta e 20 shkurtit e thirrur nga Sali Berisha do të jetë masive.
I ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania, ai theksoi se mund të jetë pengesë që lideri demokrat ndodhet në izolim, por megjithatë protesta do të jetë masive.
Mes tjerash ai hodhi akuza ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha, duke thënë se ky i fundit ka keqpërdorur protestat e mëparshme.
“Protesta do të jetë masive. Janë duke u përgjigjur me sinqeritet. Ish-drejtuesi i opozitës i ka keqpërdorur protestat e mëparshme dhe ka devijuar nga qëllimi i tyre. Dhe pse Berisha është në ‘arrest shtëpie’, protestat do të funksionojnë pa dyshim. Mund të jetë një pengesë që lideri më i votuar në opozitë është i izoluar, por kjo nuk është asnjë pengesë për ta bërë masive protestën”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme