“Shqipen ma mësoi vjehrra ime”- Nusja nga Bjellorusia tregon si merren vesh…

20 Shkurt 2024 | 07:48

Bjellorusja Darya Daineka, eksperte marketingu, e cila është nuse në Shqipëri, ka rrëfyer se gjuhën shqipe ia ka mësuar vjehrra e saj.

Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, Darya ka treguar se me bashkëshortin është njohur kur ajo ka ardhur në Shqipëri në kohën e pandemisë Covid-19.

Ajo tha se pas disa takimeve, ajo vendosi që të vinte dhe të jetonte në Shqipëri. Sipas saj, vendi ynë është shumë i bukur dhe shtoi se do të donte të kishte lindur këtu.

“Erdha në kohën e Coronavirus. Në një lokal u njoha me të dashurin tim. Kur erdha në Bjellorusi folëm shumë në Instagram dhe më pas u takuam në Stamboll. E takova pas tre muajsh. Pastaj dy javë më pas u takuam në Tiranë. Pastaj vendosa që të vij të jetoj në Shqipëri.

Në Bjellorusi unë rri gjithmonë, por nuk ka diçka që është shumë e bukur, ndërsa Shqipëria është e pakrahasueshme për mua, shumë bukur. Unë nuk e di pse nuk kam lindur në Shqipëri. Për mua shqiptarët janë shumë të mirë. Ata më kanë ndihmuar mua shumë. Ata ndihmojnë për mua gjithmonë. Unë e kuptoj që do të mësoj shqip shumë shpejt.

Unë kam dy mësuese që të mësoj shqip, por jo shumë muaj. Unë mësoj vetë ose me mamin e të dashurit, sepse me të dashurin unë flas vetëm anglisht. Ajo nuk di anglisht dhe flasim vetëm shqip, nëse unë nuk di një fjalë, ajo ma shpjegon. Psh kur ajo gaton, tregoi për mua çfarë është lulelakër, ndonjëher ma tregon fjalën në rusisht, sepse di rusisht”, tha Darya.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024