Amnistia penale miratohet në Komisionin e Ligjeve, të enjten votohet në parlament
Këtë të hënë është diskutuar në Komisionin e Ligjeve çështja e amnistisë penale. Përfaqësuesit e Partisë Socialiste kanë pranuar disa nga propozimet e bëranga Partia Demokratike, ndërsa kanë propozuar që të rritej edhe me 1 vit përfitimi për burrat dhe gratë.
Pra nëse ishte propozuar nga ministria e Drejtësisë që të përfitonin ata që ishin dënuar maksimalisht me 3 vite burg për burrat e 4 për gratë, me ndryshimet e reja përfitojnë ata që janë dënuar maksimalisht me 4 vite burg për burrat dhe 5 vite burg për grate.
Do të amnistohen të gjithë burrat që u kanë mbetur dhe 4 vite nga kryerja e dënimit dhe gratë që u kanë mbetur 5 vite burg. Pra mund të jesh dënuar me 9 apo 10 vite por të kanë mbetur 4 dhe 5 vjet nga vuajtja e dënimit.
Ministria e Drejtësisë dhe socialistët pranuan dhe disa nga propozimet e Alibeajt për të aministuar protestuesit e opozitës por jo ata që kanë akuzën e shkatërrimit të pronës e kundërshtimit të policit. Alibeaj tha se duhet pranuar amendamenti i propozuar nga ai siç ishte. Megjithatë kërkoi kohë për të shqyrtuar propozimet e PS.
Për ta miratuar pr/ligjin e amnistisë duhen 84 vota të cilat mazhoranca nuk i ka.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik