Bashkimi Evropian miraton sanksione të reja që synojnë prodhimin e dronëve të Rusisë
Bashkimi Evropian ka arritur një marrëveshje për paketën e 13-të të sanksioneve ndaj Rusisë, duke synuar prodhimin e dronëve të përdorur nga Moska në fushën e betejës në Ukrainë.
Lajmet për këtë paketë të fundit vijnë në një kohë kyçe për Ukrainën e shkatërruar nga lufta, ndërsa përvjetori i dytë i pushtimit rus po afrohet dhe shqetësimet rriten për dështimet e fundit në fushën e betejës, duke përfshirë humbjen e qytetit lindor të Avdiivka.
Një diplomat i BE-së i tha CNN se pothuajse 200 individë dhe kompani do të listohen në këtë paketë të re, duke e bërë atë një nga më të mëdhatë e finalizuar nga blloku.
Sanksionet do të synojnë rrjetet e prokurimit për komponentët e dronëve “të cilët përfundojnë brenda kompleksit ushtarak rus dhe më pas në fushën e betejës në Ukrainë”, shtoi diplomati. Subjektet me bazë në vendet e treta, si dhe Rusia, do të sanksionohen.
Paketa u përshëndet nga kryediplomati i bllokut Josep Borrell, i cili tha se do ta shohë BE-në “të ndërmarrë më shumë veprime kundër entiteteve të përfshira në anashkalimin, sektorin e mbrojtjes dhe atë ushtarak”.
Avokatët e BE-së tani do të fillojnë të punojnë në tekstin e paketës, në një përpjekje për ta publikuar atë në përvjetorin e pushtimit rus më 24 shkurt, tha diplomati.
LEXONI GJITHASHTU:
Vila legjendare e Berlusconit në Sardenjë blihet për 350 milionë euro nga dinastia Al Thani (FOTO)
Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
- 16:10 Pothuajse një e katërta e votuesve në Evropë mbështesin partitë e ekstremit të djathtë
- 16:06 Trump: Irani i ka informuar SHBA-të se nuk do të sulmojë anijet në Ngushticën e Hormuzit
- 15:43 Përkeqësimi i ekonomisë, biznesi u rrit vetëm me 1.1% në vitin 2025
- 15:37 Prodhimi bujqësor arrin në 9,7 milionë tonë, shtohen perimet, bien drithërat dhe frutat
- 15:37 Vila legjendare e Berlusconit në Sardenjë blihet për 350 milionë euro nga dinastia Al Thani (FOTO)
- 15:27 SHBA konfiskon mbi 300 dronë gjatë Kupës së Botës, shkelën hapësirën ajrore të kufizuar