Amnistia/ Basha me qytetarët: Duan të shpëtojnë zyrtarët e korruptuar
Kreu i PD-së Lulzim Basha, në një takim me qytetarët në Paskuqan ka folur sërish për amnistinë duke thënë se janë futur dispozita me propozimin për amnisti që të shpëtojnë zyrtarët e korruptuar.
Mes tjerash ai theksoi se kanë kërkuar ulje dënimi për zyrtarët e korruptuar për politikanët e korruptuar.
“Në rastin e fundit, janë futur dispozita me propozimin për amnisti që të shpëtojnë zyrtarët e korruptuar, të shpëtojnë ata të cilët kanë vjedhur taksat e shqiptarëve, ata që janë kapur në tendera korruptiv, ata si kjo e inceneratorëve, përfishirë vet këtë aferë. Të shpëtojnë pra njerëzit që u kanë rënë në qafë shqiptarëve. Kanë kërkuar ulje dënimi për zyrtarët e korruptuar për politikanët e korruptuar. Ndërkohë që njerëzve që u ranë në qafë, atyre te Bregu i Lumit që u shkuan me gaz lotsjellës në 5 të mëngjesit, që ua zaptuan pronat, ua shkatërruan shtëpitë, jo vetëm që e bënë këtë, por për protestuesit që u ngritën në emër të pronave të tyre, në emër të shtëpive të tyre, nuk ka amnisti. I refuzuan propozimet tona”-tha Basha.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur