“PS i ka 84 vota”- Çuçi: Ja pse e tërhoqa nga Kuvendi ligjin për amnistinë
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, është shprehur se Partia Socialiste i ka 84 vota në Kuvend, për të kaluar ligjin për amnistinë penale.
Komentet Çuçi i bëri gjatë një deklarate për mediat pas përfundimit të seancës plenare, ku tha se ai e tërhoqi ligjin nga Kuvendi, në respekt të traditës që amnistia votohet me konsensus.
Ai tha gjithashtu se deklaratat e kryedemokratit Lulzim Basha, i cili pretendonte se amnistia po përdorej për të liruar nga burgu zyrtarët e korruptuar, ishin të pabazuara.
“Në emër të grupit e tërhoqa ligjin për amnistinë nga axhenda e sotme, në respekt të traditës së deritanishme që ligji për amnistinë të votohet me konsensus. Sepse përfituesit e ligjit për amnistinë janë njerëz të zakonshëm. Qëndrimin e Bashës e kemi dëgjuar dje, nuk kam çfarë komentoj.
PS i ka votat solide. Por ne jemi të duruar për të respektuar traditën. Sot e tërhoqëm në respekt të traditës për ta votuar me konsensus të plotë. 84 vota për amnistinë janë gjithmonë në Parlament. Publiku e ka kuptuar se kush e ka seriozisht, jo vetëm për amnistinë, por për çdo çështje”, tha Çuçi.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut