“Drafti për amnistinë u ndryshua”, Sefa: Cila pjesë u hoq nga zyrtarët e PS
Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Indrit Sefa, ishte këtë të enjte i ftuar në Euronews Albania për të folur për Amnistinë Penale.
Sipas tij, Partia Demokratike ishte dakord me draftin e parë për Amnistinë Penale dhe kishte kërkuar vetëm të shtohej pika ku të përfitonin nga amnistia protestuesit, por papritur projektligji ndryshoi.
Sipas juristit, PS ka hequr nga projektligji pjesën ku flitet për të dënuarit nga GJKKO, në mënyrë që këta të dënuar të përfitojnë nga aministia.
“Ne kemi draftin fillestar, në nenin 5 të këtij projektligji, pika c, që e ka mbrojtur publikisht zoti Manja thotë: Kriteret për përfitimin e amnistisë nga zbritja e dënimit. Për veprat e ndaluara ulet 1 vit dënim për meshkujt dhe 1 vit e gjysmë për femrat. Në nenin 5, pika 2 c thotë: Personat e dënuar akuza penale ndaj të cilëve janë gjykuara nga Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nuk përfitojnë nga ulja e dënimit. Asnjë prej tyre nuk përfiton zbritje të dënimit. Ky ishte drafti fillestar, i depozituar në parlament. Ka edhe një pikë të pika 6, që është dryshuar dhe funksionarët publik që nuk kanë deklaruar pasurinë.
Me këtë draft ishim në rregull. Partia Demokratike ka mbajtur qëndrim politik dhe ka kërkuar dhënien e amnistisë nga ndjekja penale për protestuesit, për veprat penale 150,151. Kjo ishte kërkesa që donte të shtonte Enkelejd Alibeaj. Kjo nuk u mor në konsiderat. Pa pritur ne na vjen një projekt-ligj ku është hequr pjesa e GJKKO.
Kanë hequr pikën C, ku flitet për GJKKO. Këtë e ka hequr gjithashtu ka hequr edhe pikën kur flitet për personat që nuk kanë deklaruar pasurinë, në mënyrë që edhe këta të përfitojnë amnistinë”,-tha Sefa.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor