“Ukraina po lufton për liri”- Ambasadori Shkurov në Euronews: Njohëm miqtë e vërtetë

24 Shkurt 2024 | 16:25

Si sot dy vjet më parë, nën urdhrin e presidentit Putin, trupat ruse nisën të ashtuquajturin “operacion ushtarak special” në Ukrainë.

Mëngjesin e 24 shkurtit 2022, ukrainasit u zgjuan me sirenat që sinjalizonin rrezikun e sulmeve ajrore dhe për t’u përballur me mbi 150 mijë forca ruse që avanconin.

Volodymyr Shkurov, ambasador i Ukrainës në Tiranë tha në një intervistë për Euronews  Albania se 2 vjet pas nisjes së kësaj lufte ukrainasit po luftojë për liri dhe rezistencën e tyre po e mbështet e gjithë bota.

“Këto dy vite luftë na kanë bërë të kuptojmë kush janë ukrainasit dhe të njohim kush janë miqtë e vërtetë, dhe Shqipëria ka treguar gjithashtu se është në krah të Ukrainës. Dy vitet e luftës ishin 2 vite te pikëllimit, të gjakderdhjes, shkatërrimit dhe humbjes së jetëve njerëzore, në radhët e ushtarëve, por edhe civilëve. Ishin dy vitet e shkatërrimit të infrastrukturës civile, pallateve të banimit, shkollave, kishave. Këto vite kanë treguar edhe unitetin e  popullit të Ukrainës. Në mendjen e agresorit ishte pushtimi i Ukrainës në pak ditë, por uniteti bëri që pavarësisht humbjeve të mëdha, agresori rus ishte i detyruar të largohet nga territori i Ukrainës. Sot 26 për qind  e territorit mbetet në okupim, por gjatë këtyre 2 viteve forcat tona të armatosura kanë çliruar 50 për qind të  territorit”,  tha ambasadori Shkurov.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale

Në një lidhje live për Euronews Albania me Thimi Samaraxhiun, komandanti Hysni Gucati dha më shumë detaje sa i përket debatit lidhur me Dritan Goxhajn...
12:43 | 24/06/2026

“Kërkuan të anulohej Parada Shqiptare në Nju Jork”, Kepi: Kishim një vit që punonim për këtë gjë

President i organizatës “Rrënjët Shqiptare në Amerikë” (Albanian Roots), Marko Kepi, ka deklaruar se disa individë tentuan të bllokonin dhe të kërkonin anulimin e Paradës...
16:18 | 23/06/2026

Sekuestrohen 150 milionë euro, Artan Hoxha zbërthen aleancën: Grupi më i fortë i narkotrafikut

Këtë të martë, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka finalizuar një operacion të gjerë kundër një grupi të strukturuar kriminal, të...
15:45 | 16/06/2026