Interi, “poker” ndaj Leçe, zikaltrit 19 ndeshje pa humbje në Serinë A

26 Shkurt 2024 | 14:09

Interi ka vijuar serinë e rezultateve pozitive, duke e çuar në plot 19 sfida pa humbje në kampionatin Italian, ndërsa të dielën në pasdite triumfoi ndaj Leçe.

Një përballje e cila u dominua totalisht nga zikaltrit, që nuk e vendosën asnjëherë në dyshim fitoren, ndërsa shënuan plot 4 herë në portën e Falcones. Goli i parë erdhi në minutën e 15-të, aty ku Asllani asistoi për Lautaro Martinez, me këtë të fundit që në ballafaqimin me portierin kundërshtar, arriti ta mposhtë.

Në pjesën e dytë, miqtë nga Milano vijuan po ashtu të sulmonin kundërshtarin ku dyfishuan me Frattesin, e më pas Martinez e De Vrij dërguan shifrat në 0-4. Ky ishte triumfi i 7-të radhazi për zikaltrit në kampionat, të cilët përballjen e ardhshme e kanë ndaj Atalantës. Tanimë diferenca me vendin e dytë që mbahet nga Juventus është 9 pikë.

Mbrëmjen e së dielës Milani u ndal nga Atalanta në shtëpi në shifrat 1-1. Edhe pse kuqezinjtë shënuan të parët me Leaon, miqtë arritën të barazojnë me Koopmeiners nga pika e bardhë e penalltisë. Milani regjistron kështu ndeshjen e dytë pa fitore, pas asaj ndaj Monzës e humbur në shifrat 4-2.

Më herët Juventusi fitoi ndaj Frosinones 3-2, ndërsa Cagliari-Napoli u mbyll pa fitues.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026