“Babai dhunoi nënën se këputi…”- Gazetarja: Dëshmitë e fëmijëve të familjes Meta

26 Shkurt 2024 | 15:49

Gazetarja e Euronews Albania, Kloida Gjuzi, ka zbardhur disa episode të ndodhura të cilat i kanë dëshmuar fëmijët e familjes Meta, të cilët dyshohet se vranë të atin e tyre në Durrës, 50-vjeçarin Pëllumb Meta.

Gjuzi tha se fëmijët para hetuesve kishin treguar disa raste kur babai i kishte dhunuar e kërcënuar dhe njëri prej tyre ka qenë kur e ëma ka kaputur një portokalle dhe për këtë veprim është dhunuar brutalisht nga Pëllumbi.

Vajza tha gjithashtu se vendosi që ta vriste Pëllumb Metën, pasi nuk kishte besim te institucionet ligjzbatuese dhe kishte frikë se mos ai i vriste.

“Në fakt po, kanë nxjerrë në skenë një sërë skenash dhe incidentesh që kanë pasur në banesë, por megjithatë dukshëm nuk kanë mundur të bindin trupën gjykuese të kryesuar nga gjykatësja Pitarka, e cila ka thënë se për sa kohë që kishte konflikte të vazhdueshme, sepse kështu ka thënë 19-vjeçarja.

Ajo ka thënë ‘nëna na ka thënë se ai vazhdimisht na kërcënonte me jetë’, pasi vetë nuk e kishte dëgjuar asnjëherë vetë. Por dy ditë më parë, pasi kishte refuzuar për herë të dytë fejesën e tij, vajza tha se ai e kishte kërcënuar për ta vrarë.

Ka pasur disa incidente që janë sjellë në vëmendje dhe unë dua të sjell njërin prej tyre, ku fëmijët thanë se babai kishte dhunuar nënën vetëm pse kishte këputur një portokalle nga pema. Hygerta ka thënë se nuk besonte te institucionet ligjzbatuese. Ajo ka thënë se babai mund të paguante dikë për t’i vrarë dhe ata nuk do të ishin asnjëherë të sigurt”, tha Gjuzi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026