Masakra e Don Boskos, Gazetari: Si e largoi punonjësi i karotrecit vrasësin

26 Shkurt 2024 | 22:57

Gazetari Eni Ferhati ka treguar dinamikën e vrasjës së Erion Çelës në Don Bosko, e cila rezultoi se ishte një ngatërrim objektivi.

Në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, Ferhati tha se objektivi i vrasjes ishte vëllai i Erion Hasanbelliut dhe porositës Kasandër Noga.

Ai tha se vrasësi Kevin Suçi (Zeneli) u ndihmua nga një punonjës i një karotreci për të larguar nga vendi i ngjarjes pas krimit.

“Është provuar vrasja e gabuar e Erion Çelës në zonën e Don Boskos, e cila ishte një ngatërrim objektivi. Në shënjestër ishte vëllai i Erion Hasenbelliut.

E reja e këtij operacioni që nuk e di pse u trumbetua me kaq të madhe nga Policia e Tiranës, ishte vetëm implikimi i një punonjësi karotreci për të larguar nga autorët pas ngjarjes, pikërisht Kevin Suçin (Zenelin), nga Don Bosko me anë të një automjeti.

Katër nga masat e sigurisë janë ekzekutuar me burg. Vëllezërit Beqiraj jënë në burg. U arrestuan disa persona. Ngjarje të tilla është mirë që rihetohen, por për mua nuk ka sjellë asgjë të re”, tha Ferhati.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026