Ministri i Jashtëm pret homologun ukrainas: Rusia të mbahet përgjegjëse për krimet
“Shqipëria do të vijojë përpjekjet për rivendosjen e integritetit territorial, sovranitetit, pavarësisë dhe lirisë së Ukrainës, si edhe për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse për krimet e kryera në Ukrainë”, kështu u shpreh Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, në deklaratën e përbashkët për media me Ministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba, pas zhvillimit të takimit dypalësh.
Ministri Hasani konfirmoi përfshirjen e Shqipërisë në grupin e punës për realizimin e pikës 5 të Planit 10-Pikësh, për vendosjen e një paqeje të qëndrueshme dhe realiste në Ukrainë.
“Shqipëria e ka vendosur si përparësi të punës së saj, trajtimin e situatës në Ukrainë dhe dënimin e agresionit rus, në të gjitha forumet ndërkombëtare. Të lumtur për avancimin e Ukrainës në rrugën e saj pro-evropiane. Jemi të gatshëm që të ofrojmë përvojën tonë të deritanishme në këtë proces”, tha ai.
Ministri Kuleba shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë ndaj Ukrainës, kryesisht gjatë mandatit të saj dy-vjeçar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
“I uroj Shqipërisë suksese dhe një integrim sa më të shpejtë në Bashkimin Evropian, të cilin me të drejtë vendi juaj e meriton”, tha MPJ ukrainas.
Dy ministrat konfirmuan vullnetin e tyre për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, duke synuar rritjen e bashkëpunimit ekonomik midis vendeve tona, si edhe dëshirën për inaugurimin e Ambasadës së Shqipërisë në Kiev sa më parë brenda këtij viti.
Ministri Hasani dhe Ministri Kuleba firmosën marrëveshjen “Për punësimin fitimprurës të anëtarëve të familjes së anëtarëve të misioneve diplomatike ose posteve konsullore”.
Marrëveshja ka si qëllim kryesor mundësimin dhe lehtësimin e punësimit të anëtarëve të familjes së anëtarëve të misioneve diplomatike ose posteve konsullore mbi bazë reciprociteti, në përputhje me legjislacionin e të dy vendeve.
Ministri Kuleba ndodhet në Shqipëri, në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin e vendeve të Evropës Juglindore me Ukrainën që mbahet sot në Tiranë.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident me vdekje në aksin Lezhë-Milot, kamioni përplaset me një makinë. Plagosen edhe 2 persona
“Vesha për pak çaste këpucët e kryeministrit”, Rama ndan postimin e qytetarit: I carried the storm
Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
- 08:33 Aksident me vdekje në aksin Lezhë-Milot, kamioni përplaset me një makinë. Plagosen edhe 2 persona
- 08:32 Ngushtica e Hormuzit, Omani hap korridor të ri për lundrim të sigurt
- 08:25 Udhëtoi në Londër për lindjen e djalit të tij, Doku do të ribashkohet me ekipin belg për të vijuar turneun
- 08:20 Anglia ngec ndaj Ganës, ndeshja përfundon pa gola
- 08:14 Kroacia triumfon ndaj Panamasë, merr fitoren e parë në Kupën e Botës
- 08:13 Goli vendimtar i Munoz, Kolumbia mposht me rezultat minimalist Kongon