Vizita e Ramës në Francë, Haxhiu: Vlerësim për kryeministrin. Bushati: Bonusi për shqiptarët, zero

22 Mars 2021 | 20:02

Analistët Andi Bushati dhe Baton Haxhiu diskutuan në studion e emisionit ‘Shock’ lidhur me vizitën e kryeministrit Edi Rama në Francë.

Për analistin Baton Haxhiun, ky është një moment shumë interesant për kryeministrin dhe fakti që tregon se ky i fundit e ka udhëhequr siç duhet politikën e jashtme.

Sipas tij, fakti që me kryeministrin Macron ka pasur bisedime për të ardhmen e Shqipërisë dhe Ballkanit dhe sidomos lidhur me raportin Kosovë-Serbi për ndërmjetësimin e të cilit është kërkuar ndihma ndaj Ramës.

“Dhe ndihma nuk kërkohet nëse një njëri nuk ka peshën e duhur. Askush nuk të thirret rastësisht. Macron në një farë mënyre është një lloj kërkim falje për shkak të një politike të brendshme nën ndikimin e të djathtës ekstreme”, tha Haxhiu.

Ndërkohë për Andi Bushatin, i vetmi përfitues nga kjo vizitë në prag fushate është Rama, por bonusi për shqiptarët është zero.

“Sepse me e rëndësishme se sa një fotografi është gjykimi që Franca ka për qeverisjen e Ramës. Nëse presidenti i Francës dhe Rama janë interesuar që Durrësi të ketë 24 orë ujë, bravo, por ne presim tjetër gjë nga Macron. Shteti i Francës e sheh shtetin shqiptar si të korruptuar. Qesharake është një vizitë me zero produkt për një arsye të thjeshtë. Një gazetar anonim e pyeti Ramën se i është kërkuar të ndërmjetësojë mes Kosovës dhe Serbisë, një cirk pa përmbajtje. Fotoja me Macronin ka aq vlerë elektorale sa ç’kishte fotoja e Bashës me Trump para 4 vjetësh”, tha Bushati.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit

Analisti Baton Haxhiu tha në emisionin Shock se marrëveshja e qeverisë së Kosovës me Serbinë për energjinë është një lloj Zajednice, sipas modelit që ka...
20:46 | 29/06/2022

Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës

Analisti Andi Bushati e konsideron si një gabim politik, deklaratën e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili këshilloi ish-kryedemokratin Lulzim Basha, që të...
20:17 | 29/06/2022

Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës

Analisti Baton Haxhiu thotë se Bashkimi Evropian po e përdor liberalizimin e vizave si mjet  për t’i bërë presion Kosovës. Në emisionin “Shock” në “Euronews...
20:45 | 28/06/2022