Atalanta sfidon Interin në “Meazza”, bergamaskët nuk humbasin prej 7 javësh
Forma që po kalon në kampionatin Italian jep idenë që Interi do të jetë kampion i padiskutueshëm i Serisë A për këtë sezon, ndërsa nuk humbet prej 27 shtatorit. Ziklatrit kanë një tjetër sfidë të vështirë në mbrëmje, ndaj një kundërshtari që vjen pas barazimit me rivalët nga Milano. Bëhet fjalë për Atalantën e Gasperinit, që është një nga skuadrat që nuk duhet nënvlerësuar në Itali.
Bergamaskët nuk është se shquhen për përballjet në transfertë, për më tepër kur u duhet të luajnë ndaj një kundërshtari me shumë potencial dhe organikë shumë më cilësore. Problemi në kampin zikaltër është ai i dëmtimeve, duke nisur që nga porta me Sommer, Acerbi në mbrojtje dhe Thuram në sulm, pa harruar këtu dhe dyshen Cuadrado-Sensi, që nuk luajnë prej kohësh. Pjesa tjetër e lojtarëve janë stërvitur dhe janë në dispozicion të Inzaghit.
Në anën tjetër Atalanta vjen e plotë me grupin e gatshëm për të mos dalë pa pikë nga Giussepe Meazza. Duke parë dhe mungesën tek kundërshtari, 1 pikë në këtë transfertë do të ishte e arritshme, por dhe e mjaftueshme për Gasperinin, i cili 1 javë më parë frenoi Milanin në të njëjtin stadium. Në fazën e parë ishte Interi ai që fitoi në transfertë 1-2, ndërsa në mbrëmje gjithcka mbetet e hapur.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 08:32 Aksidenti hekurudhor në Londër, njëri tren kishte kaluar me semafor të kuq pak para përplasjes
- 08:26 Vinicius Junior shkëlqen me dy gola ndaj Skocisë, Brazili kalon në fazën tjetër
- 08:21 Afrika e Jugut mposht Korenë e Jugut, kalon fazën e grupeve për herë të parë
- 08:19 Tajfuni godet Tajvanin, 200 persona evakuohen nga shirat e rrëmbyeshëm. Mbyllen shkollat
- 08:13 Vrasja e 74-vjeçarit në Kavajë, zbardhen detaje të reja nga konflikti mes dy vëllezërve
- 08:12 Reagon Trump për tërmetin shkatërrues në Venezuelë: Numri i viktimave është i frikshëm, SHBA mobilizohen në ndihmë të tyre