Majorka jashtë çdo parashikimi, shkon në finalen e kupës pas 21 vitesh
Plot 21 vite pritje për të mbërritur në finalen e Kupës së Mbretit në Spanjë, por tanimë Majorka e Vedat Muriqit ia doli të shkojë në stacionin e fundit të këtij kompeticioni. Falë dy paraqitjeve tejet pozitive ndaj Sociedadit, mes shumë emocionesh dhe penalltive dramatike në Anoeta, tifozët tashmë janë të lumtur.
Majorka ia doli të eliminojë Sociedadin, me ndeshje ne dytë e cila u luajt në transfertë, e gjithcka u vendos pas ekzekutimit të 11metërshave, ku miqtë ishin më të saktë.
Përballja nisi më mirë për Sociedadin, që humbi rastin më të mirë për të gjetur avantazhin ku në minutën e 45’ Mendez shpërdoroi një 11 metërsh. Në fraksionin e dytë Gonzalez kaloi në avantazh miqtë nga Majorka, por Oyarzabal riktheu ekuilibrat, duke bërë që sfida t’i drejtohej shtesës. Edhe përgjatë 30 minutave nuk pati fitues. Nga goditjet e 11 metërshave, i vetmi që gaboi ishte Oyarzabal, në gjuajtjen e parë, e më pas të gjitha u shënuan, me ekzekutimin final nga Darder për Majorkan, duke cuar kështu në finale të tijët.
Tashmë është zbuluar ekipi i parë finalist, ndërsa do të ndeshet me fituesin e çiftit Athletic Bilbao-Atletico Madrid. Ndeshja e parë u mbyll në shifrat 0-1 për baskët, ndërsa kualifikimi vuloset në Wanda Metropolitano. Gjysmfinalja e dytë luhet mbrëmjen e 29 shkurtit në orën 21:30.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve