“Ika sapo nisi lufta”, akademiku rus: Më vinte rëndë të jetoja në vendin agresor

28 Shkurt 2024 | 19:38

Akademiku Rus, Alexander Rusakov i cili jeton në Shqipëri ishte këtë të mërkurë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku foli për vizitën e presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky në Tiranë.

Ai komentoi gjithashtu zhvillimet e fundit në rusi, ku e cilësoi vdekjen e Aleksei Navalnyt si një zhvillim “i pikëllueshëm”.

Akademiku rus tha gjithashtu se ai ishte larguar nga Rusia vetëm 10 ditë pasi kishte nisur agresionin kundër ukrainës, pasi e kishte të rëndë të jetonte në vendin që e nisi luftën, ndërsa shtoi se situata atje sa vjen e përkeqësohet.

“Kam ikur 10 ditë pas fillimit të luftës. Unë nuk kisha asnjë rrezik real, sepse nuk merresha me politikë, por për mua ishte shumë e rëndë të jetoj në vendin që ka filluar këtë luftë.

Pas kësaj situata politike e brendshme në Rusi u keqësua shumë dhe po keqësohet çdo ditë. Çështja e Navalnyt ishte hapi i fundit, ky ishte një zhvillim shumë i pikëllueshëm për të gjithë njerëzit”,-tha akademiku rus.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, mjekja Albana Daka foli mbi përdorimin e ilaçit Ozempic, i cili është një ilaç që...
18:55 | 07/04/2026

Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën

Astrofizikani Erald Buneli, në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferiun, u shpreh se teoria që alienët kanë mbërritur në Tokë nuk ekziston....
11:45 | 03/04/2026

Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, gazetarja Alba Kepi foli për grevën disa orëshe të linjave ajrore që po mbahet në...
17:28 | 26/02/2026