Ish-ministrja e Kosovës: Roli i Shqipërisë nuk ka qenë dobiprurës këto kohë për ne

29 Shkurt 2024 | 18:42

Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj, është shprehur se roli i Shqipërisë për të mbështetur Prishtinën zyrtare nuk ka qenë dobiprurës kohët e fundit nën qeverisjen e kryeministrit Edi Rama.

Komentet Haradinaj i bëri në një lidhje për Euronews Albania, ku tha se me fuqizimin e saj në arenën ndërkombëtare, Shqipëria mund të luante një rol shumë më të madh në mbështetje të Kosovës.

Ajo shtoi gjithashtu se nuk është sekret se marrëdhëniet mes dy kryeministrave, të Kosovës dhe Shqipërisë, nuk janë në  nivelin e duhur të detyrimeve të tyre kushtetuese.

“Nuk është sekret tani që marrëdhëniet personale të dy kryeministrave nuk janë në nivelin e duhur të detyrimeve kushtetuese. Rezultatet e këtij bashkëpunimi, qoftë persona, qoftë politik, pa dashur të eklipsojnë rolin që diplmacia shqiptare ka luajtur në përkrahjen e Kosovës, rolin që tani ka marrë Shqipëria zyrtare sidomos me deklaratat e Ramës në raport me zhvillimet destabilizuese, me dialogun, etj, nuk kanë qenë dobiprurëse, përsa i përket rolit kombëtar që Shqipëria duhet të luajë në Ballkan. Me fuqizimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, duhet të luante një rol shumë më të madh për Kosovën”, tha Haradinaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, mjekja Albana Daka foli mbi përdorimin e ilaçit Ozempic, i cili është një ilaç që...
18:55 | 07/04/2026

Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën

Astrofizikani Erald Buneli, në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferiun, u shpreh se teoria që alienët kanë mbërritur në Tokë nuk ekziston....
11:45 | 03/04/2026

Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, gazetarja Alba Kepi foli për grevën disa orëshe të linjave ajrore që po mbahet në...
17:28 | 26/02/2026