Baza e Kuçovës| Përfaqësuesi i Turqisë në NATO: Vëllazëri 500-vjeçare me Shqipërinë
Përfaqësuesi ushtarak i Turqisë në NATO, Gjenerallejtnant Göksel Kahya, ka marrë pjesë në inaugurimin e bazës ushtarake të NATO-s në Kuçovë gjatë ditës së sotme.
Gjatë fjalës së tij, Kahya ka thënë se mes Turqisë dhe Shqipërisë ka një marrëdhënie vëllazërore mbi 500-vjeçare.
Ai tha se marrëdhëniet mes dy vendeve janë në pikën më të mirë dhe shtoi se Turqia e sheh Shqipërinë si partner të rëndësishëm në Ballkan.
Sipas Kahya-s, baza e NATO-s në Kuçovë do i shërbejë paqes dhe sigurisë në rajon dhe më gjerë.
“Ministri i Mbrojtjes për shkak të programit të ngarkuar nuk mund të merrte pjesë në këtë ceremoni. Shqipëria është zhvilluar thuajse në çdo fushë vitet e fundit. Mes Shqipërisë dhe Turqisë ekziston një marrëdhënie vëllazërie për më shumë se 500 vite.
Si manifestim i këtyre lidhjeve vëllazërore, marrëdhëniet tona sot janë në nivelin më të lart. Vendet tona kanë mundësi të shkëlqyera bashkëpunimi në shumë fusha. Marrëveshja ushtarake që ne nënshkruam sëfundi, është e një rëndësie të veçantë.
Turqia e sheh Shqipërinë si një partner të rëndësishëm në Ballkan. NATO është organizata më e suksesshme për paqen në botë. Inaugurimi dhe modernizimi i kësaj bazë me kontributin e Turqisë, është hap i rëndësishëm për sigurinë. Baza e Kuçovës do të jetë e një rëndësie të veçantë strategjike për aleancën, paqen e sigurinë në rajon”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve