Kurti, thirrje BE-së t’i japë Kosovës statusin e kandidatit

4 Mars 2024 | 21:59

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të hënën se afrimi me strukturat e Bashkimit Evropian është përgjigja më e mirë ndaj “kërcënimeve të sigurisë” ndaj Ballkanit Perëndimor dhe rruga drejt paqes, qëndrueshmërisë dhe begatisë në rajon.

“Bashkimi Evropian dhe NATO-ja i janë përgjigjur me të drejtë agresionit të Rusisë në Ukrainë dhe kërcënimeve të sigurisë ndaj Evropës, jo duke e përkëdhelur Putinin, por duke anëtarësuar Finlandën dhe Suedinë në NATO dhe duke u dhënë statusin e vendeve kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Ukrainës, Gjeorgjisë dhe Moldavisë. Kërcënimi i sigurisë ndaj Ballkanit Perëndimor nga Serbia duhet të trajtohet me të njëjtën qasje, duke i dhënë Kosovës statusin e vendit kandidati për Bashkimin Evropian dhe anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës”, tha kryeministri Kurti, gjatë punimeve të një konference me temën “Diplomacia Parlamentare për Sigurinë Rajonale dhe Integrimin Euroatlantik”, në Prishtinë.

Kryeministri Kurti akuzoi Serbinë se duke mos qenë e interesuar për anëtarësimin në NATO dhe as në Bashkimin Evropian, kërkon të bllokojë përparimin e të gjithë rajonit.

Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk ka statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, pesë vende anëtare të të cilit nuk e njohin pavarësinë e saj. Përparimi i Kosovës dhe i Serbisë drejt integrimeve evropiane kushtëzohet me përparimin në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet tyre, i cili ende duket i largët dhe gjatë vitit të kaluar palët kaluan nëpër periudha tensionesh të larta ndërmjet tyre.

Kosova aktualisht nën masa ndëshkuese për shkak të tensioneve në veriun e saj të banuar me shumicë serbe.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026