5 mijë denoncime për dhunë çdo vit, KLSH: Mekanizmi kombëtar s’ka reaguar siç duhet

5 Mars 2024 | 17:06

Dhuna në familje është një fenomen shqetësues, që po njeh rritje të numrit të denoncimeve. Sipas të dhënave zyrtare mesatarisht çdo vit raportohen rreth 5 mijë raste të dhunës në familje, ku 74% janë gra dhe 26% burra.

Një audit i Kontrollit të Lartë të Shtetit i cili ka marrë në shqyrtim “Efektivitetin e sistemit për mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje me fokus, gratë e dhunuara”, ka dalë në përfundimin se shpesh viktimat e dhunës nuk kanë marrë shërbimin e duhur ndërsa drejtuesit vendorë në shumë Bashkitë e vogla e kanë trajtuar  këtë fenomen si problem të dorës së dytë.

“Dhuna në familje si një nga problematikat më të ndjeshme me të cilën po përballet shoqëria shqiptare sot, paraqitet me një numër të lartë të rasteve të denoncuara në institucionet e shtetit. Mekanizmi i ngritur në nivel kombëtar për dhunën në familje nuk ka arritur t`i përgjigjet në mënyrë të përshtatshme rasteve të paraqitura, çka paraqet nevojën për një vlerësim të qartë dhe objektiv të situatës nga të gjithë aktorët e përfshirë, përmirësim të proceseve ekzistuese si dhe marrjen e masave të përshtatshme, për përgjigjen në mënyrë të denjë qytetarëve në nevojë, dhe për ti mbështetur në tejkalimin e problematikave të tyre sociale”, thuhet në raportin e KLSH.

Mungesa e veprimtarisë me bazë risku e strukturave të policisë, mosmarrja e masave parandaluese e ndërgjegjësuese si dhe mosmbulimi i të gjitha zonave të largëta me shërbim të plotë policor, sipas audituesve ka ndikim në përgjigjen në kohë dhe me profesionalizëm ndaj këtij fenomeni.

“Nga strukturat e Policisë së Shtetit nuk është punuar vazhdimisht me bazë risku. Mungojnë trajnimet e dedikuara për punonjësit që punojnë në zonat me risk të lartë për krime dhune ndaj grave e vajzave dhe dhunës në familje, çka ndikon si në aspektin e mos deklarimit të rasteve nga viktimat, por edhe në mos ndjekjen e problemeve për mbrojtën e viktimave të dhunës si dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të dhunuesit”, nënvijëzohet në raport.

Ekspertët bëjnë me dije se shumica e personave të dhunuar janë femra, shpeshherë të shoqëruara me fëmijë, duke evidentuar se dhuna në marrëdhëniet familjare bashkëshortore është një plagë tashmë e thellë e shoqërisë shqiptare. Trendi në përqindje i të dhunuarve të gjinisë mashkullore vitet e fundit duket në rritje, çka sugjeron edhe se dhuna me bazë gjinore në shoqëri nuk kursen askënd.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bie në greminë teksa mblidhte çaj mali, 31-vjeçari transportohet drejt Traumës

Policia e Maliqit, në bashkëpunim me forcat zjarrfikëse, ka bërë të mundur gjetjen dhe shpëtimin e një personi që ishte rrëzuar nga një shkëmb në...
08:15 | 29/06/2026

Shpëtohen pas tetë orësh operacion intensiv 4 turistët e bllokuar në Kanionet e Gjipesë

Katër turistë u bllokuan mesditën e së dielës në Kanionet e Gjipesë, në territorin e Bashkisë Himarë, gjatë një eksplorimi në terrenin e thepisur të...
07:34 | 29/06/2026

Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri

Eksperti Fatjon Softa i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me protestën e qytetarëve të...
22:09 | 28/06/2026