Gjinekologu i njohur: Më mirë abort sesa një fëmijë i padëshiruar…
6 Mars 2024 |
09:23
Gjinekologu Astrit Bimbashi ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Good Morning Albanians” ku foli për miratimin e abortit në Francë. Ai tha se është më mirë që të kryesh abort se sa të lindësh një fëmijë të padëshiruar.
“Që të bëjë një veprim që e kërkon gruaja mua më është ndaluar ndërprerja e barrës para moshës 16-vjeç. Në këto raste vajza duhet të vijë e shoqëruar me prindin, me tutorin apo me kujdestarin që është përgjegjës. Deri këtu është rregulli im.
Pastaj si individë, ka mjekë që nuk e bëjnë. Edhe unë nuk e kam bërë për shumë vite. Por unë kam 32 vite punë dhe mendoj se është më mirë një abort sesa një fëmijë i padëshiruar”,-tha gjinekologu.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme