“Nuk kishte krevat, as banjo”-Mësuesja në pension tregon çfarë kaloi në Mirditë…

7 Mars 2024 | 09:46

Ish-mësuesja e biokimisë, Gonxhe Voja ishte këtë 7 Mars e ftuar në “Good Morning Albanians”, ku foli për vështirësitë e saj të para si mësuese. Ajo në moshën 22-vjeçare është emëruar mësuese në një fshat të Mirditës.

Ajo tha se në fshat njerëzit ishin shumë të  mirë, por kushtet ishin shumë të këqija, ndaj i vjen keq që në ditët tona shumë mësues refuzojnë të shkojnë në fshat ndërkohë që kushtet janë përmirësuar ndjeshëm.

“Në vitin 1968 unë mbarova shkollën, u emërova ishte një farë kontrate që do shërbeja atje ku ka nevojë Atdheu. Unë u emërova në fshatin Shebe të Mirditës. Megjithëse ishte një fshat me jetesë shumë të vështirë, nga ana tjetër ishin njerëz të mrekullueshëm. Dua të them diçka sot ka kushte shumë më të mira dhe fshati është i braktisur,  mua për këtë më dhemb zemra.

Nuk kishte rrugë makine, më pritën me kal për të vendosur plaçkat mia, një dyshek, një jorgan dhe një valixhe me ndërresa. Rruga ishte mbi gjysmë ore në mal për të zbritur poshtë në fshat.

Shkolla ishte në breg të një lumi të vogël, shkollë e përshtatur me një oborr që përfundonin me gurë të mëdhenj aty. Atë natë që u futëm në dhomë, ishte një dhomë me çimento e vogël, kishte një dritare dhe një tavolinë të vogël, nuk kishte as krevat asgjë, as tualet”,-tha mësuesja.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024