Ish-këshilltari i Oborrit Mbretëror: Ndjeva dhimbje, Princi që njoh unë nuk gënjen

7 Mars 2024 | 14:26

Ish-këshilltari i Oborrit Mbretëror, Murat Basha ishte këtë të enjte i ftuar në Euronews Albania ku foli për ngjarjen tronditëse të ndodhur mes princ Leka Zogut dhe ish-gruas së tij, aktores Elia Zaharia. Ai tha se princin e njeh shumë mirë dhe ai është një njeri i ndershëm që nuk gënjen.

Ish-këshilltari tha se ndjeu dhimbje për fatin e princit, pasi sipas tij ai është i vetëm në Shqipëri.

Ndonëse kërkoi të mos fliste për videon e dhunës, Murat Basha tha se ndjeu shumë keqardhje për situatën, pasi sipas tij priste që princi të kishte një të ardhme përpara dhe kjo ngjarje sipas tij ka goditur ëndrrën për një Shqipëri të madhe me një institucion mbretëror.

“Unë e kam parë shumë vonë, më erdhi shumë keq, pata shumë dhimbje. Shumë dhimbje për princ Lekën edhe për atë vajzën keq më erdhi. Unë njoh princin shumë mirë. Vajzën pak herë e kam takuar. Më lejoni të mos diskutoj për videon.

Është e dhimbshme dhe nuk kam dëshirë të flas për çfarë ka ndodhur. Unë po tregoj kush është princ Leka. Është një djalë i mrekullueshëm, djalë shumë i ndershëm, i qetë. Është djalë që nuk  gënjen, o nuk flet, o nuk gënjen. Ky është princi që kam njohur unë deri në 2010 që kam qenë i përditshëm atje”,-tha Murat Basha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024