Basha udhëton drejt SHBA, do marrë pjesë në sesionin e veçantë në OKB për Ukrainën
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po udhëton për në Neë York në SHBA, për të marrë pjesë në një sesion të veçantë në OKB për Ukrainën.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Basha përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se do të prezantojë në OKB Rezolutën për Rindërtimin e Ukrainës, e cila pak ditë më parë mori edhe miratimin përfundimtar në Komitetin për Çështjet Ligjore të Këshillit të Europës.
Basha tha gjithashtu se ky kontribut është në emër të Shqipërisë dhe shpresonte që të vendosë standartet për të sotmen dhe të ardhmen, duke i shërbyer paqes dhe sigurisë në botë.
Reagimi i Bashës:
Përshëndetje të dashur miq!
Jam rruges për në Neë York ku do të marr pjesë në një sesion të veçantë në OKB për Ukrainën.
Aty do kem nderin të prezantoj Rezolutën për Rindërtimin e Ukrainës e cila pak ditë me parë mori dhe miratimin përfundimtar në Komitetin për Çështjet Ligjore të Këshillit të Europes.
Jam i lumtur që mu dha mundësia që edhe Shqipëria të japë një kontribut të rëndësishëm për krijimin e mekanizmit përmes të cilit Rusia sot dhe çdo agresor i mundshëm në të ardhmen, të mbahet përgjegjes edhe financiarisht për krimet dhe dëmet e shkaktuara.
Uroj që ky kontribut edhe në emër të Shqipërisë të vendosë standartet për të sotmen dhe të ardhmen, duke i shërbyer paqes dhe sigurisë në botë.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve