Tare drejt rikthimit në detyrë, në kontakt me kampionët e Italisë, pranë akordit
Igli Tare nuk do të largohet nga kampionati Italian edhe pse emri i tij është përfolur në skuadra të ndryshme, mes tyre Tottenham në Premier League.
Mediat italiane bëjnë me dije që ish-futbollisti ka piketuar skuadrën e radhës në të cilën do të marrë rolin e drejtorit sportive. Bëhet fjalë për kampionët në fuqi të Italisë, Napolin, ku në ditët në vijim do të vijë dhe konfirmimi. Vetë Tare është takuar me presidentin De Laurentis, ku kanë gjetur gjuhën e përbashkët për nisjen e një rrugëtimi të ri.
50-vjecari ishte pjesë e Lazios, si futbollist e më pas si drejtor teknik, skuadër në të cilën qëndroi për 15 vite, ndërsa bëri një punë të jashtëzakonshme. Afrimet apo dhe vendimet e tjera të marra bënë që ai të vlerësohej maksimalisht nga presidenti Lotito, por dhe nga opinion sportiv në Europë.
Në anën tjetër, tek Napoli gjërat nuk po shkojnë siç duhet, nga shpallja kampion në vitin e shkuar tek gara për të siguruar një vend në kupat e Evropës. Skuadra nuk po përgjigjet në mënyrën e duhur, teksa problem nuk shihet tek trajneri, por më lart, aty ku pritet që Tare të sjellë ndryshimin, por deri në zyrtarizimin e lëvizjes, situata do të jetë e njëjtë.
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik