Rama takim me strukturat e PS në Shkodër: Nuk po harxhojmë asnjë ditë pa punuar

10 Mars 2024 | 14:44

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar gjatë ditës së sotme një takim me strukturat e PS-së në Shkodër.

Gjatë fjalës së tij Rama tha se maxhoranca nuk po harxhon asnjë ditë të vetme pa punuar, pavarësisht se populli shkodran ka ngurruar t’i japi votën PS-së.

Ai sulmoi edhe opozitën gjatë fjalës së tij, ku tha se ata e kanë përdorur dorën vetëm për të nxjerrë dy gishtat lart dhe për të ndezur molotovët.

“Mënyrën si funksionon bashkia njerëzit e ndiejnë. E ndiejnë ata që e kanë refuzuar në mënyrë të përsëritur dhënien e mandatit për ne, nga frika iracionale, por pikërisht një frikë e prekshme, se ne do vinim këtu dhe do bënim një masakër politike duke nxjerrë jashtë të gjithë ata që ndër vite kanë punuar ndër vite dhe s’kanë pasur gjë në dorë faktikisht, por kanë qenë vartës të atyre që kanë pasur gjë në dorë, por dorën e përdornin vetëm për të nxerrë dy gishtat dhe për t’i vënë zjarrin molotovëve. Por sot ne kemi bërë gjënë e duhur.

Sot ka kaq shumë gjëra të tjera për të bërë dhe kaq shumë punë, saqë ne duhet t’i japim vetes kohën për t’i treguar të tjerëve se ne nuk po harxhojmë asnjë ditë të vetme pa punuar. Po ndërtojmë rrugën Velipojë-Shëngjin.

Nuk kemi bërë asnjë investim elektoral në veri, sepse nuk kemi qenë të tunduar elektoralisht. Kemi bërë investime që njerëzit të zbulojnë malet. Kur të zbulohen malet nga ata që bëjnë investimet që do të sjellin turistët që vijnë e konsumojnë shumë, turistët që vijnë për ski, ata që vijnë për masazhe, fizioterapi, mjekësi preventive, etj, atëherë turizmi malor do të ketë një rritje shumë më të madhe nga ajo që vjen nga Plazhi”, tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026