“Foto me autorin e sulmit në Banjskë”/Gjuriç pranon takimin: S’i kërkoj falje Kurtit
Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriç, ka reaguar nëpërmjet rrjeteve sociale, pasi të shtunën ishte publikuar një fotografi ku shihej ai duke darkuar me ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiç.
Ky i fundit është në kërkim nga Interpoli dhe është i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi cilësohet si autor i sulmit në Banjskë.
Fotoja e tij me ish-ministrin dhe diplomatin serb, ka ngjallur shumë reagime në Kosovë dhe në një pjesë të opinionit serb.
Marko Gjuriç, në një reagim për mediat serbe, ka pranua takimin me personin e shpallur në kërkim. Sipas tij, takimet e tij lidhen me angazhimin që ka pasur për çështjen e Kosovës dhe mbrojtjen e të drejtave të serbëve.
Ndërkohë politikani serb, Nikola Sanduloviç deklaroi se përfaqësuesit e SHBA dhe BE, duhet të reagojnë menjëherë pas publikimit të fotos. Ai deklaroi se është e papranueshme që një zyrtar i lartë serb takohet me një person të kërkuar për sulmin në veri dhe që akuzohet për vrasje.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve