Kërkoi dorëzimin e dosjes nga SPAK pa paguar tarifën, GJKKO rrëzon kërkesën e Beqajt

11 Mars 2024 | 13:50

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka reaguar, pas kërkesës të ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, që SPAK t’i dorëzojë atij një kopje të akteve të dosjes.

GJKKO në një njoftim bën me dije se ka kundërshtuar kërkesën e Beqajt, duke argumentuar se ky i fundit nuk pranon që të paguajë një faturë prej 120 mijë lekë në Gjykatën e Posaçme, për të marrë kopjet e akteve të dosjes.

Beqaj ndodhet nën akuzë për shpërdorim detyre për Koncesionin e Sterilizimit.

“Personi nën hetim Ilir Beqaj, më datë 02.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Detyrimin e Prokurorisë së Posaҫme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, që të vendos në dispozicion të z.Ilir Beqaj si “person nën hetim”, pa kurrfarë detyrimi momentar nga ana e tij për shërbimin e skanimit, të akteve të deritanishme të dosjes hetimore që lidhet me procedimin penal Nr. 13, të vitit 2020, në kuadër të garantimit të së drejtës së tij kushtetuese dhe ligjore për t’u njohur me aktet e dosjes hetimore në ngarkim të tij.

  1. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, me vendimin Nr. 145 Akti, datë 11.03.2024, vendosi:
  2. Rrëzimin e kërkesës si të pabazuar në ligj.
  3. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen kërkuesit.
  4. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të këtij vendimi”-thuhet në njoftim.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026